Premtimi i Koemanit: Holanda do t’i kthehet futbollit dëfryes

23/01/2023 18:42

Ronald Koeman rikthehet në krye të Kombëtares së Holandës. 59-vjeçari merr detyrën që kishte i mirënjohuri Luis van Gaal, nën drejtimin e të cilit “tulipanët” shkuan deri në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”.

Prillin e kaluar, Federata Holandeze e Futbollit ra dakord me Koemanin që të rikthehej në krye të “Tulipanëve” më 1 janar 2023.

Koeman u zotua këtë të hënë në një konferencë për shtypin se do ta kthejë Holandën në lojën e futbollit tërheqës dhe sulmues, atë lojë me të cilën dëfrente para se ish-mbrojtëse t’i “braktiste” portokallinjtë kur pranoi të nënshkruante me Barcelonën në gusht të vitit 2020.

Gjatë dy viteve në krye të Holandës (2018-2020), Koeman siguroi kualifikimin në “Euro 2020” dhe finalen e edicionit të parë të Nations League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA