Seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Saimir Tahiri, është shtyrë.

Shkak është bërë mungesa e avokatit Maks Haxhia, i cili kishte kërkuar shtyrjen për shkak të një tjetër gjyqi në Apel.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Ai u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa. Çështja është rekursuar nga SPAK në gjykatën e lartë.

Lexo për më shumë: Tahiri në betejë të re me drejtësinë, ish-ministri i brendshëm do kërkojë t’i njihet shërbimi provës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA