Jose Mourinho ironizon Chelsea për blerjen €100mln të sulmuesit ukrainas (fotot)

16/01/2023 16:32

Ish-trajneri i skuadrës së Chelsea, Jose Mourinho ka bërë disa kritika ironike skuadrës pas transferimit të bujshëm të Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk këtë muaj.

Chelsea parakaloi rivalët e Arsenal për të nënshkruar me sulmuesin, duke arritur shpejt marrëveshjen me klubin ukrainas. Arsenal besohet se kishte bërë disa oferta të refuzuara për 21 vjeçarin derisa Chelsea të avanconte me ofertën më të mirë.

Mudryk ka pasur një pjesë të parë të admirueshme të sezonit me Shahtar duke shënuar 11 gola në 19 ndeshje, tre prej të cilave në Kupën e Kampionëve.

Mourinho iu referua transferimit në një konferencë të dielën ku skuadra e tij Roma fitoi 2-0 ndaj Fiorentinës në Serie A.

“Nuk pres që të vijnë lojtarë të rinj,” tha Mourinho në lidhje me merkaton, sipas La Gazzetta dello Sport. “Kam folur me drejtorin Tiago Pinto dhe e dimë në çfarë pikash duhet të punojmë, nuk është zgjidhje një blerje si ajo e Mudryk për €100milionë!”

Ndërsa sulmuesi tha për klubin e ri: “Ky është një klub shumë i madh dhe luan në një kampionat legjendar, mezi prej të nis punën me trajnerin Graham Potter dhe stafin e tij.”

“Ai është një lojtar i ri me të ardhme të madhe,” tha trajenri Potter për sulmuesin e ri. “Ka shumë cilësi në zonën finale para porte dhe sulmon edhe prapa, tifozët do ta pëlqejnë”.

FOTO GALERI
1/3
Ish-trajneri i skuadrës së Chelsea, Jose Mourinho ka bërë disa kritika ironike skuadrës pas transferimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA