“E patë çfarë bëri ndaj Lazios?”, presidenti i Empolit motivon Bajramin

14/01/2023 11:13

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të talentuar të kombëtares shqiptare.

23-vjeçari nga Tetova është pjesë e Empolit prej vitit 2019, teksa me skuadrën toskane po luan sezonin e tij të dytë në Serie A.

Vera e kaluar e lidhi me shumë klube të ndryshme, sidomos me Fiorentinën, por transferimi nuk ndodhi dhe mesfushori i avancuar nuk u largua nga skuadra. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi e vlerëson shumë Bajramin, teksa shpjegon se pse po vuan këtë sezon.

“Ai është një djalë me aftësi të mëdha. Këtë vit vuajti faktin që nuk gjeti një skuadër më të mirë se Empoli. Pas disa vitesh, lojtarët e talentuar shuhen nëse nuk gjejnë stimuj të rinj.

Por, nëse shihni me vëmendje 20 minutat e zhvilluara ndaj Lazios dallohet kualiteti i një kampioni”, theksoi kreu i klubit të Empolit, skuadër ku luajnë edhe Ardian Ismajli e Samir Ujkani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA