Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, është pyetur këtë të premte, në një konferencë për shtypin, në lidhje me interesimin e klubit “Merengues” për anglezin Bellingham, pjesë së Borussias së Dortmundit.
Trajneri italian i është shmangur pyetjes, duke folur për mesfushorët e tjerë, si p.sh. lojtari i Benfikës, Enzo Fernández.
“Bellingham tregoi në Kupën e Botës se ai është një mesfushor i madh, ashtu si të tjerët. Ka shumë mesfushorë të rinj të mirë që po shfaqen: Enzo, Pedri dhe Gavi. Bellingham është një prej tyre, por unë do të flas për mesfushorët e mi, të cilët janë shumë të mirë. Tchouaméni, Camavinga, Valverde… Këtu kemi shumë të rinj”, ka deklaruar Ancelotti.
“Nëse dikush më kërkon këshilla, do t’i jap, por ende askush nuk ka hyrë në zyrën time. Të gjithë janë të fokusuar, kemi ende shumë ndeshje përpara dhe e gjithë skuadra do të angazhohet. Askush nuk ankohet se nuk ka luajtur shumë, të gjithë janë të fokusuar”./ Super Sport
Top Channel