Një problematik që ka shoqëruar vendimet e Bordit të Transparencës është mos koherenca e tyre.
Ata nuk mblidhen asnjëherë në momentin e parë që reflektohen ndryshimet në bursë. Mbledhjet janë të mbajtura në mënyrë jo periodike apo në bazë të një kalendari të caktuar dhe në periudha të largëta kohore. Në tetor 2022, Bordi nuk është mbledhur për plot 19 ditë. Një periudhë kohore mjaft e gjatë që shkel hapur Aktin Normativ. Për këtë, nuk po mbajnë përgjegjësi ministret anëtare Belinda Balluku, Delina Ibrahimaj dhe as krerët institucioneve që janë pjesë e bordit.
“Në tetor bordi i transparencës për naftën dhe hidrokarburet nuk është mbledhur për një periudhë 19 ditore, gjë që është alarmante mund të themi ndërkohë që bursat ndryshojnë çdo ditë. Mospasja e koherencës nuk është as në përputhje me aktin normativ nuk u shërben konsumatorëve e as ekonomisë”, u shpreh Valmira Hoxha nga shoqëria civile.
Top Channel