Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën Moderatorja Armina Mevlani është jashtë vendit për pushime, por gjeti mundësinë të ishte për pak çaste e pranishme në episodin e fundit të këtij sezoni për “Goca dhe Gra”.
Me një improvizim të këndshëm nga stafi i “Goca dhe Gra”, Armina u paraqit virtualisht dhe tregoi se po kalon kohë me bashkëshortin Shkëlzen Berisha dhe fëmijët e tij.
“Më ka marrë malli. Ndihem keq që nuk jam fizikisht, ashtu siç duhej aty. Do të doja të isha me ju për Krishtlindje, po detyrime e angazhime familjare, se fëmijët e Shkëlzenit i kemi larg, kështu që festuam Krishtlindjet me ata. Do më marrë shumë malli”, u shpreh Armina.
Ndërsa ju vazhdoni të na ndiqni sepse finalja e këtij sezoni ka rezervuar shumë surpriza dhe rrëfime ekskluzive nga producentja e “Dancing With The Stars” dhe “Big Brother Albania VIP 2”, Sara Hoxha.
Top Channel