“Leao, mos vepro si Donnarumma! Respekto Milanin dhe rinovo”

26/12/2022 20:36

Rafael Leao theksoi se është i fokusuar te Milani, por nuk e përjashtoi faktin që në të ardhmen do të provojë veten në një tjetër kampionat.

Ylli i kuqezinjve nuk po rinovon kontratën, tifozët duhet të presin akoma, ndërkohë që Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, shpreson të mos përsëritet historia e Donnarumma.

“Nëse Leao është bërë ky që është bërë, kjo ka ndodhur prej Milanit. Ai duhet të shprehë mirënjohjen ndaj klubit, diçka që Donnarumma nuk e bëri.

Nëse mirënjohja nuk ekziston më, është e kotë të flasim. Leao është lojtar i rëndësishëm, edhe në Botëror shfaqi potencialin e tij”, u shpreh Capello.

Top Channel