Ranieri: Leicesteri më dha famë botërore, por në zemrën time…

25/12/2022 18:04

Rikthimi i Claudio Ranierit në pankinën e Cagliarit saktësisht 31 vite pas eksperiencës së tij të parë në Sardenjë ka bërë jo pak bujë në Itali.

Trajneri veteran ka arritur disa suksese në karrierën e tij në krye të disa prej skuadrave më të rëndësishme në Evropë, por në histori ka hyrë falë suksesit me Leicester City-n, në vitin 2016, kur u shpall kampion i Premier League-s.

Një sukses, që, sipas tij, nuk paraqet pikën më të lartë të karrierës. Ranieri nënvizon se promovimi i dyfishtë nga Seria C në A me Cagliarin është ende në zemrën e tij.

“Leicesteri më dha një pjesë të madhe të famës botërore që kam tani, por ëndrra ime si trajner mbetet Cagliari. Arrita te kuqeblutë në një moment vështirësie për ekipin, por pavarësisht mendimit kontradiktor të njerëzve të afërt me mua, vendosa të trajnoj Cagliarin, për të vënë veten në provë”.

Top Channel