11 Pikë Larg Kreut, Zikaltrit Nuk Dorëzohen: Besojmë Te Përmbysja E Madhe

25/12/2022 20:22

Napoli po marshon drejt titullit kampion, skuadra e Spallettit kryeson Serie A me tetë pikë më shumë se Milani, por rivalët nuk janë dorëzuar dhe deri në fund do të ketë garë të fortë për kreun.

Interi ndan vendin e katërt me Lazion me nga 30 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Napolit, por trajneri Simone Inzaghi beson ende te përmbysja e madhe dhe fitimi i titullit kampion.

Unë besoj te përmbysja dhe fitimi i Serie A. Deri tani Napoli ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, por ka përfituar edhe nga gabimet e rivalëve, përfshirë edhe Interin tim.

Sigurisht që Napoli meriton komplimente, por ne nuk jemi dorëzuar”, u shpreh trajneri i Interit, që do të sfidojë Porton në raundin e 1/8-ve në Champions League.

Top Channel