Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Kishën e “Shna Ndout” në Laç, ku një vajzë 29-vjeçare është hedhur nga një lartësi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 29-vjeçarja me iniciale Xh.M., e cila banonte në Elbasan, ka shkuar tek oborri i Kishës dhe dyshohet se është vetëhedhur nga një shkëmb duke rënë rreth 10m poshtë.

Për pasojë, e reja ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, por gjendja e saj ende nuk dihet.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga policia, rezulton se 29-vjeçarja vuante prej disa kohësh nga depresioni dhe merrte trajtim mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA