Mourinho “joshet” nga Portugalia, Roma merr situatën në “dorë”

15/12/2022 11:51

Pas elimiminit në çerekfinalen e Kupës së Botës Katar 2022, Portugalia është duke menduar për trajnerin e ri me Fernando Santos që është në orët e fundit me statusin e teknikut të luzitanëve.

Emri që lakohet më së shumti për të zëvendësuar teknikun 68-vjeçar është Jose Mourinho. “Special One” aktualisht është në krye të Romës dhe me verdhekuqtë ka një projekt që e lidh deri në vitin 2024.

Mirëpo, nga ajo që raportohet së fundmi, Mourinho është tejet i “joshur” nga ideja për të nisur një karrierë në krye të një kombëtare, dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për kombëtaren e tij. “Kleçka” në këtë mes është Roma, me drejtuesit italianë që nuk kanë asnjë qëllim ta lënë Jose të largohet nga kryeqyteti italian.

Megjithatë, Mourinho shpreson te mirëkuptimi i drejtuesve të Romës për ta lënë të punojë edhe kombëtaren, kjo pasi nga Portugalia e pranojnë idenë që 59-vjeçari t’i mbajë të dyja punët. Mbetet për t’u parë në vijim si do të zgjidhet situata me palëve, por Mourinho po e tundon gjithnjë e më shumë ideja për të drejtuar Portugalinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA