Debati mes Irisit, Orsiolës dhe Leas një ditë më parë në “Për’puthen” degradoi në dhunë verbale dhe fizike.
Talljet që vajzat i bënë njëra-tjetrës vazhduan edhe jashtë studios. Këtë të enjte në emision u transmetuan momentet pas debatit. Orsiola qëndron e ulur me Donaton në paraskenë dhe ‘personazh’ kryesor bënë një kosh mbeturinash aty pranë.
Orsiola përsëriti disa herë se brenda koshit ishte Irisi. Donati iu bashkua talljeve për konkurrenten, ndonëse më pas tha se nuk duhen bërë këto komente.
Më pas, afrohet Lea, që po ashtu i bashkohet talljeve, kur thotë se ‘brenda koshit qenka Irisi’.
Këto momente u kritikuan ashpër nga opinionistët dhe konkurrentët e tjerë të studio: Skena të pahijshme dhe fjalë tallëse e fyese që vajzat kanë për njëra-tjetrën.
Irisi reagoi, duke thënë se priste tjetër reagim nga Donati, por ky i fundit u justifikua duke thënë se nuk kishte ç’të bënte, por thjesht ndodhej aty në atë moment dhe nuk mund t’i bërtiste Orsiolës, për të cilën ka pëlqim.
Lexo edhe: Ulërima, sharje dhe dhunë/ Degradon sherri në studio, Lea godet Irisin pas debatit me Orsiolën
Top Channel