Megi Pojani është ndër vajzat më të pëlqyera dhe më të komentuara me rrjetet sociale. Por, moderatorja nuk ka zgjedhur të dalë e vetme në rrjetet sociale.

Shpesh, Megin e shohim krah motrave të saj, Inës dhe Marselës, në postimet plot humor dhe aventurë. Tashmë, edhe Ina e Marsela kanë audiencën e tyre, por a ka rivalitet mes motrave Pojani?

“Mbase duket e komplikuar, por për ne është shumë e thjeshtë në këtë komplikimin e vet. Të kundërshtojmë njëra-tjetrën, të kemi debate, t’i themi gjërat hapur. Për ne, ky është normaliteti jonë. Nuk vjen si një marrëdhënie e forcuar, kur ti i thua atë që do të dëgjojë. Në familje, kur dikush nuk do të thotë çfarë nuk shkon me ty, është gabim shumë i madh, ti po i bën keq personit tjetër. Unë mendoj që gjëja më e mirë dhe që unë vlerësoj më shumë te fati i të pasurit dy motra është që ne flasim vazhdimisht dhe unë kam disa mendje përveç times që mund t’i marr në konsideratë për veprime apo sjellje të ndryshme. Për mua është fat i madh që i kam dhe që më kritikojnë”.

Megi shprehet se mes saj dhe motrave të saj, nuk ka asnjë rivalitet.

“Jo, sepse të trija ne e kemi pasur shumë të qartë. Unë këtë dëshirën time për të dalë në televizor… interesin tim ndaj medias e kam pasur që në moshë të vogël. Ndryshe ka ndodhur me motrat e mia”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel