Me një vendim abuzim Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për punë ka penalizuar një pjesë të madhe të invalidëve para dhe tetraplegjikë me përgjysmimin e pagesës së paaftësisë.  

Invalidëve u është hequr pagesa për paketën higjenosanitare e domosdoshme në gjendjen e tyre. Pasi askush nuk dëgjoi ankesat dhe kërkesën e tyre për sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, invalidët në Elbasan kanë nisur sot një grevë urie e cila e do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit.

Në bazë të VKM nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror.

Mirëpo ky i fundit duket se ka dënuar invalidët, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe nuk përballojnë as nevojat e tyre mjekësore dhe as nevojat e përditshme të familjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA