Rikthimi ‘i zjarrtë’ i Ildës, provokon Petron në takim dhe nervozon Irisin në studio

12/12/2022 20:15

Petro zhvilloi takimin e parë me Ildën pas një ndërprerjeje të gjatë, për shkak se konkurrentja u largua nga emisioni.

Gjatë gjithë takimin, Ilda provokoi konkurrentin. Teksa konsumonin alkool, ajo i propozoi Pteros të bënin një lojë me sfida, ku u kujdes ta sfidonte Petron jo pak.

Kur Petro i kërkoi Ildës t’i tregonte diçka ‘hot’, ajo theksoi se nuk ka nevojë për fjalë dhe tregoi linjat e saj trupore. Ndërkohë që Petro, nuk mundi të qëndronte larg saj dhe i dhuroi një përqafim të ngrohtë.

Ndërsa në studio, Ilda tensionoi sërish situatën mes Irisit dhe ish-shoqes së saj, Leas. Vajzat këmbyen ironi dhe kritika ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Ilda këmbënguli se nuk ndjen konkurrencë me asnjë vajzë, në raport me Petron.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel