19/12 17:00
Dështimi i Gjermanisë në “Katar 2022” solli viktimën e parë: Oliver Bierhoff tashmë është larguar nga posti i drejtorit teknik.
Ditët e fundit është folur shumë edhe për largimin e trajnerit Hansi Flick, por këtij të fundit iu dha një tjetër shans për të fituar Euro 2024.
“Unë dhe stafi im jemi optimistë për Kampionatin Evropian në vendin tonë. Si ekip, mund të arrijmë shumë më tepër sesa treguam në Katar. Humba një mundësi të madhe atje, do të nxjerrim mësimin nga kjo.
Unë kam besim në rrugën e përbashkët të rënë dakord sot me Bernd Neuendorf dhe Aki Ëatzke. Të gjithë duam që e gjithë Gjermania të bashkohet përsëri pas kombëtares në kampionatin e tyre evropian në 2024 .”
Top Channel