
24/02 23:02
Dhjetëra sulme ruse kanë ndodhur gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias, duke lënë tre persona të plagosur dhe banesa të shkatërruara.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Oleksandr Starukh deklaroi se dronët dhe raketat shkatërruan shumë shtëpi në dy fshatra, ndërsa mes të plagosurve është edhe një 15-vjeçare.
Ai shtoi se gjatë ditës dhe natës së kaluar, ka pasur 54 sulme ruse, kryesisht në qytete e fshatra. Në to përfshihen sulme me raketa, dy sulme ajrore, 30 predha artilerie si dhe sulme me dronë.
Pesë persona u plagosën dje gjatë pasdites, ndërsa njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë.
Top Channel