Ekskluzive/ Debati për pagat e magjistratëve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet
Pas rezultatit të zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt dhe fitores së AfD-së, gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku u drejtohet shqiptarëve dhe emigrantëve që jetojnë në Gjermani dhe që kanë shprehur frikën se mund të dëbohen nga vendi.
Ajo thotë se nuk ka arsye për panik për personat që janë të integruar në shoqëri, kanë leje qëndrimi apo pasaportë gjermane, punojnë dhe paguajnë taksat.
Në pak fjalë, ajo shpjegon qëndrimet e AfD-së për emigracionin, duke theksuar se partia, sipas saj, nuk është kundër të gjithë të huajve, por kundërshton emigrantët që abuzojnë me sistemin e azilit dhe ndihmën sociale apo kryejnë vepra penale.
“Kuptoj shumë mirë që prej rezultatit të djeshëm të zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, ju keni shumë merak tani. Mua më kanë ardhur aq shumë mesazhe sa nuk ja keni idenë dhe thashë të bëj më mirë një video. Pyetja më e madhe ishte ‘A duhet të dalim tani, se jemi me leje qëndrimi, nuk jemi me pasaportë gjermane dhe na nxjerrin jashtë?”. Përgjigja e thjeshtë është ‘Jo’. Nëse ju flisni gjermanisht, keni pasaportë gjermane, keni leje qëndrimi të pakufizuar, paguani taksat, keni punë, pra jeni të integruar në shoqëri, asnjë frikë s’duhet të keni. Sepse ne si AfD, nuk jemi kundër të gjithë të huajve, është gënjeshtër. Ne jemi kundër atyre njerëzve që, vijnë këtu dhe pretendojnë që janë azilantë dhe është vërtetuar që nuk janë, sepse për shembull vijnë nga një vend ku nuk ka as luftë asnjë gjë të keqe, por bëjnë sikur vijnë nga një vend tjetër që ka luftë, si për shembull tunizianët që vijnë nga Siria, bëjnë sikur vijnë nga Siria. Vijnë këtu, nuk kanë punuar asnjëherë këtu, nuk flasin gjuhën, vijnë me një mëndje shumë të vjetër, që e transportojnë dhe këtu dhe jetojnë me lekët e shtetit. Nuk duan të integrohen fare, vetëm duan të marrin lekët. Sepse ky është një problem që kemi këtu në Gjermani, ne japim shumë asistencë nga shteti edhe nëse nuk e meriton. Dhe të gjitha lekët që ata marrin, vijnë nga ata që punojnë, a ju duket e drejtë kjo? Problemi tjetër janë personat që vijnë dhe bëjnë krime, vrasin gra e fëmijë me justifikim se janë të sëmurë mendorë. I doni këto njerëz, nuk e besoj. Kështu që ne këta lloj njerëzish nuk i duam këtu, duam që të kthehen në vendin nga kanë ardhur”, tha ajo.
@deutsches_maedel Meqe me keni pyetur shume prej rezultatit e zgjedheve te djeshme – desha te jap juve nje shpjegim te vogel. Mos kini frike 😘🥰 #AfD #Gjermania #Shqiperia #Politik #Dashuri ♬ Originalton – 🇩🇪Deutsches Mädel Neu🇩🇪
Top Channel