GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë del me vendim: Do bojkotojmë seancat
Mbyllet mbledhja urgjente e kryeprokurorëve të rretheve me prokurorin e përgjithshëm, Olsjan Çela. Burime të pranishme në mbledhje i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se po shqyrtohet mundësia për të bërë padi civile për zhbllokimin e situatës dhe jo për të bërë kallëzim penal në SPAK.
Është vendosur të dilet me një deklaratë të përbashkët, e cila pritet të bëhet e njohur së shpejti. Në orën 15:00 kryetari i Gjykatës së Lartë ka thirrur kryetarët e gjykatave të të gjithë vendit për të diskutuar për të njëjtën çështje.
Midis tyre, gazetarja Anila Hoxha, raporton se do të diskutohet edhe mundësia e kallëzimit penal në SPAK ndaj Ministrisë së Financave.
E vetmja që ka marrë pagën e muajit gusht është Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi dje se është paguar sipas modelit të formulës së vjetër të pagave.
Një burim pranë SPAK ka konfirmuar se edhe prokuroria e posaçme në muajin gusht ka dorëzuar listpagesën dhe punonjësit janë paguar sipas formulës së vjetër.
Por sot kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ka kryer një mbledhje me prokurorët e posaçëm, ku është diskutuar sesi do të veprohet me listpagesat për shtatorin.
Në këtë mbledhje, burime të pranishme dhe shumë të sigurta, i thanë gazetares Hoxha, se është vendosur që listpagesat e shtatorit për prokurorët e posaçëm dhe administratën e SPAK të kalohen sipas formulës së re të urdhëruar nga Kushtetuesja në shkurt 2026.
Top Channel