Van Gaal “zhvlerëson” Messin: Tetë vite më parë, nuk preku top me këmbë

06/12/2022 22:45

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, foli nga Katari për ndeshjen kundër Argjentinës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës.

71-vjeçari ka qenë në krye të tulipanëve edhe në Botërorin e vitit 2014, ku u eliminua nga bardhekaltrit.

“Thashë se mund të bëhemi kampionë bote me këtë kombëtare. Nuk thashë se do të, por që mundemi. Dhe nëse në fund nuk fitojmë, kjo ndodh sepse fiton vetëm, një ekip dhe nuk mendoj se mund të flasim për dështim. Kam dëgjuar që shumë skuadra kanë individualitete të ndryshme. Ne nuk kemi, por thjesht e shpjegova se mund të fitojmë, sepse vlera është te skuadra dhe shpirti i saj. Atmosfera është gjithmonë fantastike. Besoj te skuadra, jo tek individët. Shpresoj që ata do të mund ta demonstrojnë këtë.”

“Natyrisht, ai është lojtari më i rëndësishëm për Argjentinën, më kreativi. Tetë vjet më parë në përplasjen tonë të fundit ai nuk e preku topin, por në fund humbëm me penallti”, kujtoi më pas Van Gal duke folur për Messin.

Top Channel