Përfundon Botërori për Spanjën, që nuk shkon dot përtej fazës së 1/8-ave, pasi u eliminua nga Maroku.
Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët goditën tre dhe nuk shënuan asnjë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0.
Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej.
Prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë për të shmangur Kroacinë në fazën e 1/8-ave, por edhe me Marokun nuk ia doli të shkojë në çerekfinale, ndërsa suksesi i afrikanëve do të festohet gjatë edhe në Gjermani.
Marok-Spanjë 0-0 (3-0 me penallti)
105′ Përfundon pjesa e parë e shtesës, Maroku gaboi një shans të artë
104′ Mundësi e artë për Marokun, Cheddira godet keq dhe pret në pozicion portieri Simon
90+5′ Përfundojnë në barazim 90-minutat, Marok-Spanjë i drejtohet kohës shtesë
81′ Williams pason në zonë për Moratën, sulmuesi e kthen në zonë por aty nuk është askush nga shokët e skuadrës për të përfituar
42′ Rrezikon Maroku me Aguerd i cili godet me kokë pas harkimit të Boufal, por pa qenë i saktë me topin që përfundon larg kuadratit të spanjollëve
33′ Kundërpërgjigjet Maroku, Mazraoui rikuperon topin dhe godet nga distanca me portierin Unai Simon që pret në dy kohë teksa En Nesyri po afrohej me shpejtësi
26′ Sërish Spanja rrezikon, këtë herë aksioni është i vlefshëm, por Asensio që u shkëput bukur nga mbulimi i kundërshtarëve godet vetëm rrjetën e jashtme
11′ Tentativa e parë drejt portës së Spanjës nga Maroku, është Hakimi që provon nga goditja e dënimit por pa rrezikuar kuadratin e mbrojtur nga Bono
Top Channel