Botërori 2026/ Polemika të reja në horizont, presidenti Trump do të ngrejë trofeun me skuadrën kampione
Federata Tuniziane e Futbollit nuk e kapërdiu dot humbjen e thellë me Suedinë ne ndeshjen e saj të parë të Botërorit dhe vendosi të shkarkojë menjëherë trajnerin Sabri Lamouchi.
Qeveria e futbollit tunizian nuk vonoi shumë dhe gjeti menjëhere pasuesin e tij. Bëhet fjalë për Herve Renard që do të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundum të turneut. Drejtuesit e Federatës Tuniziane në një lidhje të drejpërdrejtë televizive kombëtare bëri të ditur për një ndërprerje të bashkëpunimit me Lamouchi në mënyrë konsensuale dhe tani do të jetë Renard në pankinën e skuadrës afrikane.
Herve Renard ka drejtuar skuadrën e Arabisë Saudite në fitoren befasuese kundër Argjentinës në Botërorin 2022 në Katar, një turne që u fitua pikërisht nga skuadra Albiceleste. Që nga ai moment ai ka drejtuar skuadrën kombëtare të Francës në futbollin e vajzave.
Marrëveshja me Renard parashikon edhe nisjen e tratativave në fund të Botërorit për një bashkëpunim afat gjatë të bazuar në objektiva sportive specifike. Nuk është hera e parë që një trajner humbet vendin e tij gjatë Botërorit, por është hera e parë që kjo ndodh pas vetëm një ndeshjeje.
Henryk Kasperczak gjithnjë me Tunizinë, u shkarkua nga posti i tij në Francë 1998 pas dy humbjeve në fazën e grupeve. Botërori i atij viti bëri edhe 2 viktima të tjera pasi u shkarkuan Cha Bum-kun i Koresë së Jugut dhe braziliani Carlos Alberto Parreira i Arabisë Saudite.
Top Channel