“Spanja favorite”, trajneri i Marokut: Le të luajmë një finale të katërt

05/12/2022 20:51

Në prag të ndeshjes kundër Spanjës, trajneri i Marokut, Walid Regragui, tha në konferencë për mediet se Spanja është favorite kryesore për ta fituar Botërorin Katar 2022.

theksoi se sfida e së martës do të jetë shumë e vështirë për ekipin e tij.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, do ta gjejmë veten kundër një prej skuadrave më të mira në botë nga pikëpamja e futbollit dhe një nga favoritët për fitoren finale. Nëse arrijmë të eliminojmë Spanjën, do të jetë një surprizë e bukur për ne dhe për vendin. Mesazhi im për grupin ishte i qartë që në fillim. Le të luajmë një finale të katërt.”-tha ai.

Top Channel