Pas disa ditësh pune për të instaluar pemën, këtë mbrëmje janë ndezur dritat në qendër të sheshit “Skënderbej”.

Në praninë e dhjetëra qytetarëve, kryebashkiaku Erion Veliaj ndezi dritat shumëngjyrëshe.

Në sheshin “Skënderbej” është ndërtuar fshati i festave që shpërndan magjinë e festave të fundvitit.

Krahas Fan Zonës ku ndiqen ndeshjet e botërorit, po vendosen shtëpizat e drurit si dhe lodrat në shesh, ku fëmijë e të rinj do kenë mundësi të argëtohen në këtë periudhë festash.

Zbukurimet janë vendosur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit është një traditë që ndiqet prej vitesh tashmë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA