Lionel Messi përballet sonte me pengesën e tij të katërt në tentativën e fundit për t’u bërë kampion bote për herë të parë në karrierën e tij.
Ndaj Australisë, Messi luan ndeshjen e tij të 1000-të si profesionist, duke përfshirë sfidat me Kombëtaren e Argjentinës (168), Barçën (778) dhe PSG-në (53). Gjithsej 999 takime në 19 vite karrierë profesionale.
Kundër Australisë, Leo Messi do të arrijë 23 paraqitje në Botëror, vetëm dy më pak se rekordi historik i gjermanit Lothar Matthäus, i cili me 25 ndeshje është lojtari me më së shumë paraqitje në Kupat e Botës në historinë e futbolli.
Në këto 999 ndeshje, Messi ka shënuar 787 gola me Argjentinën, Barcelonën dhe PSG-në. Leo vazhdon të shkruajë historinë dhe i mungojnë katër ndeshje që të bëjë HISTORINË./ Super Sport
Top Channel