Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzëni të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Të gjithë e dinë se historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ e duket se ditën e sotme Einxhel është bërë nostalgjike për atë kohë. Me anë të një video të postuar ditën e sotme, Einxhel na ka zbuluar një këngë, të cilën sa herë që e dëgjon i kujton zgjimin e mëngjeseve brenda asaj shtëpie dhe duket se bukuroshes i mungojnë shumë ato ditë. Kënga titullohet “Anash dhe Doja” nga Anxhelina dhe Flori Mumajesi.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory Einxhel i ka surprizuar dhe i ka bërë shumë kurioz ndjekësit e saj. Moderatorja ka postuar një foto të saj, e cila duket si një foto kopertine dhe ka shkruar “Së shpejti”. Mesa duket Einxhel po sjell një projekt të ri, për të cilin askush nuk ka informacion se çfarë mund të jetë, ama tashmë na mbetet vetë të presim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA