“Verë dhe Portokalle” në Tepelenë, qyteti përjetoi një mbrëmje të veçantë me aktorët e humorit të ‘Portokalli’

01/08/2026 12:48

Tepelena ishte ndalesa e radhës e turit veror “Verë dhe Portokalle”, që këtë verë po sjell humorin pranë publikut në qytete të ndryshme të vendit.

Aktorët më të dashur të Top Channel, personazhet që prej vitesh mbajnë të mbërthyer para ekranit mijëra shqiptarë çdo të diel, u ngjitën në skenën e ngritur në sheshin qendror të qytetit, duke dhuruar një mbrëmje plot të qeshura dhe emocione.

Qindra banorë të Tepelenës, por edhe vizitorë nga zonat përreth, mbushën sheshin për të ndjekur nga afër spektaklin. Çdo skeç u prit me duartrokitje, ndërsa batutat dhe personazhet e njohur krijuan një atmosferë festive që mbajti publikun të argëtuar gjatë gjithë mbrëmjes.

Me energjinë dhe spontanitetin që e karakterizon, trupa e “Verë dhe Portokalle” solli një tjetër natë të suksesshme, duke e kthyer Tepelenën në një skenë të madhe humori dhe argëtimi për të gjitha moshat

Top Channel