Më romantikë se kurrë më parë, Brikena dhe Mateo me pushime bashkë

31/07/2026 16:01

Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet më të komentuar që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”. Lidhja e tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje, madje në një moment pranuan se ishin ndarë.

Por gjatë një puntate të “Top Arena”, pasi Mateo i bëri një suprizë Brikenës, gjërat ndryshuan mes tyre dhe ata u ribashkuan. Madje tani duket se ata janë më të dashuruar se kurrë. Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy kishin rubrikat e tyre me të ftuar të ndryshëm, duket se kanë nisur pushimet së bashku.

E këtë e kanë zbuluar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet e tyre sociale. Brikena ka postuar fillimisht një video në InstaStory ku shfaqet dorë për dore me Mateon dhe zbulon se janë duke shijuar disa ditë relaksi në Turqi.

Ndërkohë së fundmi, ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj një foto me ish-finalistin e “Big Brother VIP 5”, e fansat menjëherë kanë nisur me komentet e tyre./ TAR

 

Top Channel