
23/02 22:38
Thomas Muller njoftoi tërheqjen nga kombëtarja gjermane pas eliminimit nga Kupa e Botës.
“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë. Ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”-tha lojtari i Bayern Munich pas takimit me Kosta Rika-n që përfundoi me rezultatin 2-4.
Me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil.
“Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm. Kemi një ndjenjë pafuqie”-tha ai pas ndeshjes.
Top Channel