Koncesioni 1.3 mld euro Lekaj-Fier/ Si u shkel ligji për kompanitë fituese, asnjëra s’ka eksperiencë për ndërtim rrugësh

02/12/2022 19:45

Ndërsa ende nuk është zbardhur kontrata me koncesionarin rruga Lekaj-Fier është në shkelje të ligjit, ndërsa 46 km rrugë nuk kanë asnjë rrugë paralele, në të cilën qytetarët mund të kalojnë lirshëm.

Në Lekaj-Fier qytetarëve po i mohohet një e mirë publike njësoj si shkollat apo spitalet, ndërsa qeveria shpalli fituesin e koncesionit përpara një plani të detajuar se ku do kalojnë qytetarët e zonës. Ligji përcakton qartazi se asnjë rrugë nuk mund të bëhet me pagesë nëse është rruga e vetme. Shkelja e dytë e ligjit është se asnjë nga tetë kompanitë që janë bërë bashkë për të vjellë 1.3 miliardë euro, përfshi edhe kompaninë Fusha nuk plotësojnë kushtin e eksperiencës në ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore sikurse është edhe kjo rrugë.

Por këto nuk janë të vetmet surpriza që përmban ky koncesion. Nga një studim fizibiliteti që vetë Bashkimi Europian kishte bërë për projektin, aksi nuk ndahet në segmentin Lekaj-Fier, pasi ajo është paraparë si rrugë ekzistuese. Bashkimi Europian ndarjen e rrugës e bën Thumanë-Rrogozhinë dhe Konjat-Fier, por jo sipas qeverisë shqiptare, e cila nuk ka publik asnjë studim fizibiliteti për këtë aks dhe arsyen pse ka vendosur ta ndajë në këtë mënyrë.

Përveç kësaj asnjë vend i rajonit apo Ballkanit trarët me pagesë nuk ja ka lënë në dorë privatit. Ky raport i Komunitetit të Transportit tregon se vetëm Shqipëria i ka dhënë me koncesion privatit. Vendet e rajonit ose kanë krijuar kompani publike ose i kanë lënë në dorë të ministrive të ardhurat nga rruga. Një tjetër “shpikje” shqiptare është dhe kohëzgjatja e koncesionit me 30-35 vite. Askush nuk e kupton logjikën pse duhet që për tre dekada koncesionari privat t’i vërë taksën qytetarëve shqiptarë dhe të krijojë të ardhura të majme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA