Gyan: Penalltia ndaj Uruguait? “Fantazma” e jetës time

02/12/2022 11:29

Pas 22 vitesh, Uruguai dhe Gana vendosen përsëri përballë në një Kupë Bote.

Nga edicioni, Afrika Jugut 2010 shumë gjëra kanë ndryshuar, por ajo çfarë ndodhi në çerekfinalen e 12 viteve më parë mbetet e paharrueshme.

Asamoah Gyan është rikthyer të flasë për atë ndeshje, për mbrëmjen që i ndryshoi jetën.

“Ndonjëherë dua që të rikthej kohën pas, që të shpëtoj vetën dhe kombin tim, por ajo penallti do jetë “fantazma” jetës time. Isha aty për të shënuar, për kombin tim, për Ganën dhe të shkruar historinë. Kam qarë atë natë. Gjithçka dua është edhe një mundësi tjetër…por jo, asgjë nuk kthehet pas. Akoma më dhemb.” – tha 37-vjeçari.

Gyan shpërdoroi penalltinë në kohën shtesë, në minutën e 122-të, pasi Suarez “veshi” dorezat e portierit dhe largoi një top që po i drejtohej rrjetës.

Në fund, latinët kaluan në gjysmëfinale pasi fituan me penallti (4-2)./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA