Ankthi tek të rinjtë është temë e rëndësishme e ditës, thonë ekspertët e shëndetit mendor. Rastet po rriten veçanërsiht tek të rinjtë.
“Shumica janë të rinj 17-18 vjecc, sigurisht edhe mosha nga 20-30 vjecc, të cilët vuajnë nga ankthi dhe kanë shpeshherë edhe atake paniku. Ankthi shfaqet me këto shenja, të dridhura, mpirje të krahëve dhe të këmbëve, pafuqi për të lëvizur, skuqje, irritim, ndonjëherë ka edhe kruajtje, të trupit apo edhe mpirje të gjysmës së kokës, ose të paskokës. Janë edhe simptomat fiziologjike kur personi mendon se nuk merr dot fryme, nuk jeton dot dhe do të vdesë. Fakt është që kur ataket e panikut përsëriten shpesh dhe zgjasin për një periudhë kohore prej 6 muajsh, personi duhet t’I drejtohet patjetër ekspertit të shëndetit mendor. Ankthin e shkakton një ngjarje apo disa ngjarje traumatike apo stresuese, marrja e drogërave të forta apo edhe hashashit. Unë kam pasur shumë raste tek të rinjtë të cilët kishin lënë drogën, vuajnë nga ankthi. Gjithashtu streset e jetës së përditshme, frika për të ardhmen, humbja e një të dashuri, bashkëshortes, ndarja etj. Vuajtja psikologjike nuk largohet po nuk u trajtua.”– u shpreh Brunilda Laboviti, Psikologe Klinike.
Top Channel