Irani reagon pas bisedimeve me SHBA-në në Doha: U arrit marrëveshje për një mekanizëm monitorimi të armëpushimit dhe shkrirjen e aseteve iraniane
Një lajm që është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ka pretenduar se autoritetet irakiane sekuestruan 57 milionë dollarë cash, 27 kilogramë ar të pastër dhe të brendshme të veshura me ar gjatë një kontrolli në shtëpinë e deputetes Hind Al-Abbasi.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet irakiane.
Postimet virale në Instagram dhe X e cilësuan operacionin si një nga goditjet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë e Irakut, ndërsa fotografi të të brendshmeve të arta u shpërndanë gjerësisht në internet, duke nxitur reagime të shumta.
Iraqi authorities arrested at least 67 officials, most linked to the Islamic Republic, on corruption charges.
Investigators uncovered approximately US$53.4 million in cash (70 billion Iraqi dinars), along with gold underwear – a bra and panties – in the home of pro-Khamenei MP… https://t.co/DxXJU27l2B pic.twitter.com/gpaguxhSwI
— The Iran Watcher 🇮🇷 (@TheIranWatcher) June 30, 2026
Megjithatë, raportimet e besueshme tregojnë një histori tjetër.
Sipas mediave irakiane, të cituara edhe nga Gulf News, operacioni anti-korrupsion u zhvillua ndaj deputetes Alia Nassif, dhe jo ndaj Hind Al-Abbasi. Gjatë kontrollit në banesën e Nassif raportohet se u sekuestruan mbi 15.5 milionë dollarë dhe një sasi e konsiderueshme ari.
Autoritetet arrestuan Alia Nassif dhe djalin e saj, i cili më parë kishte shërbyer si shef kabineti i ish-kryeministrit Mohammed Shia’ Al Sudani.
Ndërkohë, Hind Al-Abbasi rezulton se është arrestuar në kuadër të hetimeve për korrupsion, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që në banesën e saj janë gjetur 57 milionë dollarë, 27 kilogramë ar apo të brendshme të arta.
One of the seized assets from the house of the Iraqi parliament member Hind Al-Abbasi, in addition to millions of $$ in cash, and multiple kilo grams in gold.
She was arrested with other members in the recent Iraqi campaign against corruption. pic.twitter.com/5rMESlBZzu— Asaad Sam Hanna (@asaadhanna) June 30, 2026
Edhe platformat e inteligjencës artificiale, si Grok dhe Gemini, kur janë pyetur për vërtetësinë e lajmit, i referohen operacionit ndaj Alia Nassif dhe jo Hind Al-Abbasi.
Deri më tani, qeveria irakiane nuk ka konfirmuar pretendimet virale për sekuestrimin e 57 milionë dollarëve, 27 kilogramëve ar apo të brendshmeve të veshura me ar, ndaj këto mbeten të paverifikuara.
Top Channel