Gazetashitësi i fundit/ Rushit Kusho punon mes vështirësive, në një kohë kur gazetat i sfidoi interneti

28/06/2026 13:33

Në rrugët e Gjirokastrës, çdo mëngjes mund të shohësh një figurë të njohur që mban në duar gazetat e ditës.

Është Rushit Kusho, gazetashitësi i fundit i qytetit, një njeri që prej më shumë se dy dekadash vazhdon të sfidojë vështirësitë dhe kohën për të mbajtur gjallë një traditë që po shuhet. Edhe pse është pjesërisht i verbër, Rushiti përshkon kilometra të tëra në këmbë për t’u çuar qytetarëve lajmet e ditës.

Me përkushtim dhe këmbëngulje, ai nuk ka hequr dorë nga puna e tij, pavarësisht sfidave që i ka vendosur jeta. Ai kujton se vitet e para të punës ishin krejt ndryshe. Interesi për gazetat ishte i madh dhe numri i kopjeve që shiteshin çdo ditë ishte shumë herë më i lartë. Sot, në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale, Rushiti merr në duar jo më shumë se 15 gazeta në ditë, të cilat shpeshherë mbeten pa shitur.

Në një botë gjithnjë e më digjitale, ai mbetet një nga personazhet më autentikë dhe më të veçantë të Gjirokastrës.

 

Top Channel