Lucas mendoi tërheqjen nga futbolli pas dëmtimit, por ja kush ia ndryshoi mendjen

27/11/2022 09:56

Lucas Hernandez duhej të largohej nga Katari dhe kombëtarja e Francës, për shkak të një këputjeje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë.

Mbrojtësi nuk humbi kështu vetëm Kupën e Botës, por edhe sezonin me Bayern Munich, por nga kampionët në fuqi të Gjermanisë bëhet me dije se operacioni i Lucas është kryer me sukses.

Mediet franceze kanë zbuluar se Lucas, i cili ka pasur edhe në të shkuarën një sërë dëmtimesh, mendoi që të tërhiqej nga futbolli.

Megjithatë duket se ka qenë një diskutim me mamanë e tij që e ka bërë të lërë pas një mendim të tillë dhe të vazhdojë të luajë./ Super Sport

Top Channel