Foto/ Kamionët zbarkojnë në vilën e Ronaldos, nis transferimi i sendeve nga Manchesteri

26/11/2022 22:57

Pak ditë më parë Manchester United zyrtarizoi divorcin para kohe me Cristiano Ronaldon, pasi marrëdhëniet mes palëve ishin prej kohësh të tensionuara.

E ndërkohë që portugezi është i përqendruar te Kupa e Botës në Katar, ku synon të marrë trofeun e shumë-lakmuar, kamionët kanë zbarkuar në vilën e tij në Manchester, për të zhvendosur sendet e tij personale.

Ronaldo jetonte në një vilë luksoze në Manchester, ndërsa sipas mediave britanike, kamionit që do të transportonte makinat personale të portugezit, iu deshën rreth 60 minuta për t’u futur në portën kryesore dhe ngarkuar “bagazhet”.

Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i radhës i portugezit, teksa zërat e merkatos konfirmojnë se opsionet kryesore janë Reali i Madridit dhe Bayerni i Mynihut.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel