Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të diel Megjithëse nga viti në vit ka një ulje, Shqipëria vijon të ketë një numër të madh aksidentesh dhe viktima të shkaktuara nga to.
Referuar analizës 9 mujore të policisë rrugore rezulton se në vend janë shënuar 884 aksidente ku kanë humbur jetën 122 persona kryesisht të rinj.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.
Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë.
Eksperti Artur Sulçe arsyet e numrit të lartë të aksidentëve i gjen tek mosmenaxhimi i mirë i trafikut dhe rrugët e sinjalistikat jashtë standartit.
“Mungon transporti publik. Nëse do të ishte efiçent njerëzit nuk do ta merrnin makinën e tyre. Problem janë rrugët interurbane dytësore. Janë jashtë standardit. Mungon sinjalistika e duhur“, tha Artur sulçe, ekspert rrugor.
Për aksidentet rrugore autoritetet shqiptare në shumicën e kohës fajin e gjejnë tek drejtuesi i mjetit prandaj kanë investuar në blerjen e radarëve e dragerave për t’i ndëshkuar por nuk kanë investuar për të shtuar element sigurie në atë më kryesoren, rrugën.
Top Channel