Barcelona, në sulm për “perlën” e Turqisë, po konkurrenca është e ashpër

26/11/2022 10:10

Arda Guler, 17 vjeç, po tërheq vëmendjen me potencialin e tij, pavarësisht se nuk është titullar te Fenerbahçe. Trajneri nuk i ka dhënë shumë minuta në Superligën e Turqisë, por e ka aktivizuar më shumë në Europa League dhe Kupën e Turqisë.

Stafi teknik i Barcelonës është i vendosur për të marrë Gulerin, pavarësisht se nënshkrimi i Emre Demirit, një tjetër lojtar që konsiderohej premtues, nuk shkoi siç pritej te Barça. Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koc, është një nga pronarët e kompanisë sponsorizuese të Barçës. Kjo marrëdhënie mund të lehtësojë një negociim të mundshëm mes dy klubeve, por katalanët do të duhet të konkurrojnë me PSG-në, Bayernin, Borussian dhe Liverpoolin.

Drejtori sportiv i klubit parizian, Luis Campos, mësohet se tashmë e ka kontaktuar Fenerbahçen për lojtarin. Arda Guler ka kontratë deri në vitin 2025. Klubi turk pret të marrë të paktën 25 milionë euro nga transferimi i tij i mundshëm.

Top Channel