Neymar tremb Brazilin, shikoni pasojat e dëmtimit ndaj Serbisë

24/11/2022 22:56

Brazili mundi Serbinë 2-0 me gola të Richarlison, por trajneri Tite tani ka një shqetësim tjetër që lidhet me yllin e sulmit, Neymar.

Lojtari i PSG u zëvendësua 15 minuta para se të përfundonte takimi, për shkak të një dëmtimi të marrë pas një goditjeje në kavilje.

Sikurse shikohet edhe nga pamjet, kavilja e sulmuesit është e ënjtur dhe frika është prezente që mund ta humbasë duelin e radhës me Zvicrën.

Gjithsesi pritet që Neymar të bëjë kontrollet mjekësore, që mjekët të japin verdiktin e tyre, nëse mund të aktivizohet apo jo.

Top Channel