Edhe pse pedagogët ndalën bojkotin e procesit mësimor, ata kanë vijuar me protestat.
Këtë të enjte sindikata u mblodh jashtë godinës së Kuvendit, kur në seancën parlamentare diskutohej buxheti i shtetit, që sipas tyre nuk ka reflektuar kërkesat për arsimin e lartë, një arsim më cilësor dhe investim në kërkim shkencor.
“Nuk na dëgjuan në komisionin e edukimit dhe u detyruam të vijmë këtu të përsërisim kërkesat”, thotë një pedagog.
“U kemi lënë afat deri në fund janar-fillim shkurti në të kundërt protesta përshkallëzohet: nuk hyjmë në sezonin e provimeve”, shprehet një tjetër.
Por, kërkesat e tyre edhe sot ranë në vesh të shurdhër, pasi asnjë nga ligjvënësit nuk u ndal t’i dëgjonte pedagogët. Kërkesës së sindikatës për dyfishim page, qeveria i është përgjigjur vetëm me një rritje 7% nga buxheti i shtetit e 8% ua ka lënë në dorë vetë universiteteve me të ardhurat e tyre.
Top Channel