2.350 hektarë në Lezhë janë liqen/ Përmbytja izolon banesat, por edhe shkollat në qytet

24/11/2022 15:09

Situata është vështirësuar më tepër mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza”, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, uji ka bllokuar totalisht hyrjen kryesore të shkollës.

Nxënësit janë detyruar të kalojnë kangjellat për t’u futur brenda dhe realizuar mësimin. Prej 5 ditësh në bashkinë e Lezhës janë të mbuluara nga uji rreth 2.350 hektarë tokë, ku më të dëmtuara janë tokat e Zadrimes apo Torovicës.

Në lagjen e ish-kampit vijojnë të jenë të izoluar 30 familje, si shkak i bllokimit të rrugës që lidh këtë lagje me fshatin Malecaj apo Torovicën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA