Një tjetër takim për zgjidhjen e ngërçit në targave po tentohet po tentohet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, këtë radhë në nivel kryenegociatorësh.
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të përpiqen të diskutojnë edhe një herë gjetjen e një zgjidhjeje, pavarësisht se takimi i mëhershëm i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dështoi në arritjen e një rezultati.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell nuk e fshehur frustrimin nga dështimi i radhës për t’iu afruar një zgjidhjeje të qëndrueshme, dhe fajin që nuk u gjet dot gjuha e kompromisit ia faturoi sidomos palës kosovare. Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, takimi i sotëm i negociatorëve kryesorë synon që “më në fund të gjendet në frymën europiane një rrugëdalje nga situata aktuale”. Italia ndërkohë, duket se po kërkon edhe ajo një rol protagonisti në nyjen e madhe gordiane të targave.
Pas një takimi me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, ministri i jashtëm Italian Antonio Tajani, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje, dhe ndërsa i kujtoi palëve se është e një rëndësie kyçe të shmanget përshkallëzimi i situatës, i ftoi si Kurtin ashtu dhe Vuçiçin për një takim në Romë.
“Italia është në dispozicion të dy shteteve për të bërë çdo gjë që është e mundur për gjetjen e zgjidhjes me qëllimin të dilet nga situata aktuale me targat. Gjendja nuk mund të përkeqësohet, mos merrni nisma të njëanshme”, u shpreh Antonio Tajani, ministri jashtëm dhe zv/kryeministri i Italisë.
Top Channel