Lily-Roose, vajza e aktorit Johnny Depp dhe këngëtares Vanessa Paradis reagoi për herë të parë publikisht se pse ajo nuk reagoi gjatë gjyqit publik të të babait të saj me ish-gruan e tij, Amber Heard.
Aktorja tha se prindërit e saj e kanë mbrojtur atë dhe vëllain e tij teksa rritej plotësisht e vetëdijshme për situatën. Ndërsa për gjyqin Lily tha se nuk donte të fliste pasi sipas saj njerëzit e kanë përcaktuar në raport me burrat e jetës së saj, në pothuajse të gjithë karrierën.
“Unë gjithashtu mendoj se nuk jam këtu për t’iu përgjigjur askujt, dhe ndjej se për një pjesë të madhe të karrierës sime, njerëzit kanë dashur vërtet të më përcaktojnë nga burrat në jetën time, qofshin këta anëtarë të familjes ose të dashurit e mi, çfarëdo qoftë. Dhe unë jam me të vërtetë gati të jem e papërcaktuar për gjërat që kam vënë atje”, tha Depp për Elle.
Depp do të luajë në serialin e ardhshëm, “The Idol”.
Top Channel