“Ata nuk ishin ende gati”/ Sakrifica të vazhdueshme, ja çfarë kë bërë bërë Michelle Obama gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë

18/11/2022 16:19

Së fundmi, ish-zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama promovoi librin e saj të ri “The Light We Carry: Overcoming in Uncertain Times”, me ish-prezantuesen, Ellen DeGeneres.

Ndërkaq, Michelle u shpreh se gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë amerikanët ‘nuk ishin gati’ për flokët e saj natyralë.

Obama tha se ajo vendosi të drejtonte flokët pasi populli amerikan “sapo kishte filluar të përshtatej” me të paturit një familje të parë me ngjyrë. Edhe pse do të kishte qenë më e lehtë t’i stilonte flokët me gërsheta, Obama kujtoi se kishte menduar se ata nuk ishin gati për këtë.

Nga frika se flokët e saj do të përdoreshin për shpërqëndrim, Obama vendosi t’i drejtonte ato, në mënyrë që administrata të fokusohej në agjendën e saj dhe jo t’u përgjigjej pyetjeve raciste për flokët.

58-vjeçarja tha se modelet e flokëve janë një tjetër pengesë me të cilën përballen gratë me ngjyrë në vendin e punës. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një akt në mars, i cili ndalonte diskriminimin në bazë të modeleve të flokëve.

Senati nuk e ka miratuar ende masën. Disa shtete dhe komuna kanë miratuar versione lokale të ligjit. Së fundmi, rikujtojmë se Michelle ishte e ftuar në “Girls Opportunity Alliance Get Her There”, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja.

Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.

Top Channel