26/12 08:12
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vite të tjera pasi asnjë kandidat nuk ka dalë për ta sfiduar atë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara pas katër muajsh në Kigali të Ruandës, më 16 mars.
Kjo u komunikua nga organi drejtues i futbollit botëror. Avokati 52-vjeçar zviceran u bë president i FIFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar Sepp Blatter dhe u riemërua në vitin 2019.
Në këtë pikë Infantino pritet të qëndrojë në detyrë përtej Botërorit 2026 të planifikuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Rregullat aktuale të FIFA-s do të lejojnë zvicerianin të aplikojë përsëri për një mandat, deri në vitin 2031.
Top Channel