Anëtari i PE-së: Polonia nuk mund të eliminojë rrezikun e veprimeve pas humbjes së objektivave nga pala ruse

16/11/2022 18:23

Rodoslaw Sikoroski, një anëtar polak i Parlamentit Evropian, deklaroi se vendi i tij nuk mund të eliminojë rrezikun e veprimeve të tilla në të ardhmen.

Ai shtoi se pavarësisht pretendimeve se goditja ishte aksidentale, rreziku që Rusia të humbasë objektivat e saj në të ardhmen nuk mund të injorohet.

“Rusët u kanë munguar objektivat e tyre gjatë gjithë kohës dhe ata tani po godasin me raketa dhe bombardojnë Ukrainën perëndimore, e cila është shumë afër kufirit polak. Pra, ne nuk mund të eliminojmë rrezikun e veprimeve të tilla në të ardhmen”, tha Sikoroski, referuar sulmit me raketave që goditën mbrëmjen e djeshme Poloninë lindore.

Anëtari polak i Parlamentit Evropian u shpreh se nëse konfirmohet që arma ukrainase shkaktoi vdekjet në Poloni, “përgjegjësinë për këtë e mban agresori”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA