Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës/ Jepet sot masa për Orges Xhelilin, babai i tij: Më parë ka pasur debate

15/11/2022 09:48

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, del sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit.

Babai Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit.

Midis tyre ka patur një debat më parë lidhur me largimin nga puna.

“Ka pasur probleme me kryetarin e bashkisë se u prish miqësia, e hoqi nga puna, ka qenë emigrant dhe student i mirë, ka punuar inxhinier elektronik, shkonte në punë, ka mbaru të lartën inxhinier elektronik, absolut, nuk e marr vesh se si ndodhi shqetësimi I djalit, ne dy çuna kemi të dy ekselentë. Ka pasur debate, ne e kemi dhe miq se mbesa e tij në Amerikë kishte djalin krushku im në Amerikë, mbesa u prish atje,  u prish miqësia, ne jemi familje dëshmorësh, unë kam qenë oficer, të prishet djali im me këto rrugaçë. Në tv e morëm vesh, shumë keq u ndjemë, zuri punë në Tiranë, me elektroniket. Atë ditë nuk kishte probleme, erdhi nga Tirana të merrte… se ka krushkun të shtruar në spital. Vetëm të dali drejtësia se djali im nuk ka qenë problem, pastaj ka dërgu bodyguard, më vjen shumë keq”, tha babai i tij.

Më 11 nëntor Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.

Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin.

Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre.

FOTO GALERI
2/11
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA