Transferta ndaj Newcastle, Potter i beson për të dytën ndeshje radhazi Brojës

12/11/2022 18:05

Armando Broja e nis nga minuta e parë ndeshjen në transfertë ndaj Newcastle.

Sulmuesi i kombëtares fiton për të dytën ndeshje radhazi besimin e trajnerit, Graham Potter teksa talenti kuqezi e nisi nga minuta e parë edhe në ndeshjen e Kupës në mesjavë ndaj Manchester Cityt.

Blutë e Londrës vijnë nga një periudhë prej katër ndeshjesh pa fitore dhe kërkojnë me patjetër tre pikët, ndërsa nga ana tjetër, Newcastle është duke kaluar një formë të shkëlqyer duke u ngjitur madje në vend të katërt. Kujtojmë se gjatë këtij të sezoni të Premier League, pavarësisht minutave të limituara, Armando Broja ia ka dalë të shënojë një gol me fanellën e Chelseat.

Top Channel