Të pandalshëm, 11 fitore radhazi dhe Napoli bëhet i pakapshëm në krye të klasifikimit

12/11/2022 17:09

Napoli është i pandalshëm në këtë sezon të Serie A, me të kaltrit që ndaj Udineses falë fitores 3-2 regjistruan suksesin e 11-të radhazi në kampionat teksa ashtu si edhe në sfidat e tjera, vendasit dominuan takimin përballë miqve nga Friuli.

Pas këtij suksesi, Napoli ruan kryesimin dhe ruan shkëputet gjithnjë e më shumë nga ndjekësit teksa Lazio dhe Milani janë plot 11 pikë larg tyre. Nga ana tjetër, Udinese pas tre barazimeve radhazi, rikthehet te disfata dhe mbetet në vendin e tetë me 24 pikë.

Top Channel